Teksa pritet të shfaqet në kinema filmi i Borës dhe Donaldit “5 Herë Jo” dhe sapo u mbyll bujshëm shfaqja “Në Kuadër Të Dashurisë” me Luiz Ejllin, Robert Dragoti ka dhënë një vështrim mbi “Paradoksin e sotëm kinematografik shqiptar” siç e ka quajtur ai.
Përmes një postimi të gjatë në rrjetin e tij social Instagram, Roberti është shprehur se nevoja për një audiencë sa më të lartë po errëson qëllimin origjinal të disa “regjisorëve”, duke zhvlerësuar filmin në këmbim të përfitimit personal.
Më tej ai ka thënë se duhet t’i japim fund sa më parë këtij paradoksi kinematografik.
Postimi i plotë i Dragotit:
Një vështrim mbi Paradoksin e sotëm kinematografik shqiptar:Audienca vs Shprehies artistike si një qëllim më i lartë shoqëror.Kinemaja në qendër të audiencës: Filmat, që tradicionalisht kanë qenë një formë e shprehjes artistike, po degradojnë gjithnjë e më shumë përmes një objektivi komercial në parodi televizive në ekrane kinemaje në këtë katunin tonë.
Nevoja për një audiencë tmerrësisht të pakultivuar po errëson qëllimin origjinal të disa “regjisorëve”, duke zhvlerësuar filmin deri në skajet e një prodhimi komercial me përmbaitje të përshtatur për tërheqje masive të vëmendjes dhe jo për shprehje artistike ose shoqërore duke injoruar krejtësisht impaktin negativ shoqëror në këmbim të përfitimit personal.
Jetojmë në një epokë e cila nëpër shkolla vazhdon të mësojë shërim dhe këndim, por që është e bazuar tek komunikimi nepërmjet imazhit edhe pse jemi krejtësisht të pa edukuar për ta kuptuar atë.
Duhet të bëjmë diçka për të kuptuar rolin e shumëanshëm të imazhit në shoqërinë bashkëkohore, sepse po na çon në një deficit të “Arsimimit” mediatik dhe po kontribuon në shtrembërimin e narrativave vizuale.
Na shërben ai si në formë vetdeklarimi? Shkëputje nga realiteti? Apo si provë egzistence?
Po të rikthehemi nja 80 vjet më parë ku ashtu si Televizioni që debarkoi si një mjet i fuqishëm për të kuptuar botën, të tjetrit dmth, i krijuar për t’i shërbyer shoqërisë, qytetarisë, ai që do të bënte gjëra pozitive, do transmetonte dijen, do të na zbaviste dhe do të na ndriçonte, do të lidhte popujt mes tyre, do të na bënte të kuptonim njerëzit që jetonin në anën tjetër të globit, që do të na sillte paqe në botë etj etj.Por që në fund të fundit po bën krejtësisht të kundërtën.Pra jemi në një perspektive krejtësisht të kundërt.
Ky komercializim i industrisë së filmit po ngre pyetje në lidhje me ekuilibrin midis argëtimit lowbrow (forma argëtimit të pasofistikuar, vulgar) dhe adresimit të interesave publike dhe keqkuptimit me filmin e vërtetë artistik.
Le ti japim fund sa me parë këtij paradoksi kinematografik – tensionit midis krijimit të përmbaitjes për sa më shumë audience kundër shërbimit për qëllime më të larta shoqërore.
Robert Aliaj Dragot
Discussion about this post