Shikuesi e Netflix po shikojnë me qejf thrillerin e ri në një ditë të vetme dhe këmbëngulin se nuk kanë të ngopur me të.
“Pakti i Heshtjes” (Pact of Silence) u publikua në platformën e transmetimit të filmave muajin e kaluar dhe shikuesit e kanë komentuar dhe vlerësuar me 10/10.
Seriali spanjoll, me regjisor Carlos Villegas Rosales dhe i shkruar nga José Vicente Spataro, ndjek historinë e Brenda Rey.
Camila Valero e portretizon personazhin kryesor, e cila është një blogere e mediave sociale që u braktis në lindje nga nëna e saj, u rrit e pastrehë dhe u abuzua seksualisht.
Në përmbledhje thuhet: “Kur ajo ishte foshnjë, katër vajza të një kolegji privat e lanë në një kasolle në mes të pyllit”.
Katër shoqet nuk i treguan askujt se i kujt ishte fëmija. Pra askush nuk e di veç atyre, kush e lindi Brenda-n. Ky ishte pakti i tyre.
Brenda e rritur tashmë, me famë dhe para nuk shijon suksesin, por kthehet për t`u hakmarrë ndaj atyre që e braktisën. Si do të rrjedhin ngjarjet dhe kush është nëna e saj?
Discussion about this post