1. Sigurisht që në vend të parë është kolegu “interesaxhi”. Ky lloj kolegu të afrohet vetëm kur ka interes t’i bësh ndonjë nder. Madje sillet me ty sikur të jeni miq të vjetër ndërkohë që as kafen në orën e pushimit nuk e pini bashkë.
2. Kolegu që kujton se është shefi. Ky lloj kolegu do përpiqet gjithmonë të gjejë gabime dhe do bëjë rolin sikur është shefi duke dhënë urdhra. Ndonjëherë të vjen t’i thuash: Qetësohu, nuk je ti shefi!
3. Kolegu që nuk miqësohet me asnjë, por dëgjon gjithçka. Kujdes nga ky lloj! Ai mund të ketë dëgjuar edhe që u ndave nga i dashuri dhe qave gjithë natën prandaj erdhe me vonesë në punë një të hënë e do të ta përdorë kur t’i jepet mundësia.
4. Kolegu “hajdut”. Nuk e kemi fjalën për vjedhjen e sendeve, por atë të ideve. Ju ka rastisur ndonjë koleg që ju vjedh idetë dhe i prezanton si të tijat? Me siguri po! Epo mbajini sa më larg këto lloj kolegësh!
5. Kolegu që të bën mik papritur. Nuk janë të paktat rastet kur në një punë nis edhe një shoqëri e mirë, por mos harroni se gjëja që ju lidh së bashku është një interes i përbashkët. Mos u habisni nëse një shoqëri që zhvillohet shpejt në ambientet e punës të përfundojë me zhgënjim.
6. Kolegu që vetëm ankohet. Një punë ecën përpara vetëm nëse ka energji të mirë. Pse mendon se do punosh qetësisht nëse do kesh një koleg që vetëm ankohet?!
7. Kolegu që i vjen rrotull të gjithave. Ngacmime, provokime, ftesa për kafe pas pune do i kesh nga ky koleg, që sigurisht duhet ta mbash larg!
Discussion about this post