Qyteti rumun i Krajovës është renditur në vendin e parë për tregun e Krishtlindjeve të këtij viti. Në qendër të tregut të Krishtlindjeve është vendosur një pemë 20 metra e lartë e zbukuruar nga 20 milion drita.
Zgjedhja u bë mes tregjeve më të famshme të Krishtlindjeve ku e dyta u rendit Londra. Dekorimet festive te fundvitit kanë përfshirë të gjithë qendrën e qytetit te Krajovës.
Vitin e kaluar, Krajova renditej në vendin e gjashtë për tregun festiv të Krishtlindjes.
Kreativiteti i tregut të Krishtlindjeve e ka shndërruar Krajovën në një destinacion unik dhe mahnitës për të gjithë turistët vendas e të huaj.
Discussion about this post