Zakoni i pirjes së kafesë dhe energjisë që marrim nga kjo pije është i dokumentuar ndër vite, por pak e dinë që ndikimin më të madh kafeja e ka në shëndetin e zorrëve, reduktimin e inflamacionit e deri te sëmundjet e mëlçisë.
Përmirëson mikrobiomën e zorrëve
Të gjithë e dimë se kafeja përmban kafeinë, por lajmi se përmban më shumë fibra se një gotë me lëng portokalli mund të na befasojë. Përveç fibrave të tretshme, të cilat ndihmojnë trupin të përthithë lëndët ushqyese, kafeja është e pasur me prebiotikë (luftojnë kundër baktereve të këqija).
Redukton inflamacionin
Kafeja është një burim i shkëlqyer i antioksidantëve. Falë përmbajtjes së lartë të polifenolit, ky agjent mbron trupin nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira, stresi etj.
Përmirëson shëndetin e trurit
Shumica prej nesh kërkojnë një filxhan kafe për të rritur dozat e energjisë dhe vigjilencës, por kjo mund të ketë më shumë se një efekt kalimtar në fuqinë e trurit tonë, pasi kafeja ka një sërë ndikimesh neuroprotektive. Vlera e lartë antioksiduese ndihmon në mbrojtjen e indeve dhe enëve të trurit nga dëmtimi i radikaleve të lira, ndërsa kafeja gjithashtu rrit prodhimin e serotoninës.
Ju mbron nga sëmundjet e mëlçisë
Dhimbjet e mëlçisë, ose fibroza, mund të shkaktohen nga shumë gjëra, duke përfshirë kushtet shëndetësore si hepatiti apo abuzimi me alkoolin. Kur kafeina tretet nga trupi, ajo prodhon një kimikat të quajtur paraxanthine, i cili ngadalëson rritjen e indeve që mbrojnë këtë organ. Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmoi faktin se pirja e moderuar e kafesë mund të ndihmojë edhe në parandalimin e kancerit të mëlçisë.
Discussion about this post