Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Taulant Seferi u bë i preferuari i vajzave pas ndeshjes me Çekinë, ku bëri dy gola.
Mirëpo mbrëmjen e djeshme ai ka rrëfyer se prej 4 vitesh është i lidhur me një vajzë e cila jeton në Zvicër.
“Unë i kam dhënë sigurinë. I ka parë ajo të gjitha memet, domethënë ndonjëherë bëhet xheloze për këto videot virale në TikTok por unë i kaloj me sportivitet. Unë jam shumë i lumtur”, është shprehur Seferi, i cili ka theksuar se në një të ardhme jo të largët do të fejohet.
Futbollisti u shpreh se golat ia dedikon të gjithë shqiptarëve, por në veçanti nënës së tij, Emine. Ndër të tjera ylli i kombëtares tregoi vështirësitë që e kanë forcuar lidhjen e tij me mamanë.
“Në Kumanovë është vendi ku unë jam lindur dhe rritur, dhe më kanë pritur shumë mirë. Golat (3 gola në 16 ndeshje) që kam bërë për kombëtaren ia dedikoj të gjithë shqiptarisë.
Përveç shqiptarëve padyshim edhe mamit, sepse ajo ka qenë gjithmonë me ne, duke qenë se babi ka pasur probleme… Ajo na ka rritur me forcën e saj edhe domethënë tani kur kam filluar karrierën kudo që kam ikur mami është gjithmonë me mua. E marr gjithmonë me vete.
Mami im padyshim që është shumë e lumtur, por me thënë të drejtën tani ka nisur të vijë në stadium, pasi ka pasur gjithmonë shumë emocione. Duke parë situatën i thoja që më mirë të mos vinte. Këto vitet e fundit që ka nisur të vijë në stadium më ka sjellë shumë fat. Dua ta përshëndes mamin dhe i them që e dua shumë”, deklaroi Taulant Seferi.
Discussion about this post