Ushqimi duhet të jetë udhëzuesi kryesor në zgjedhjet që bëjmë për vaktet e drekës dhe darkës. Është e rëndësishme të dimë përfitimet e ushqimeve që konsumojmë.
Për këtë arsye, disa ushqime duhet të konsumohen më rregullisht se të tjerat. Në veçanti, i referohemi disa superushqimeve të jashtëzakonshme që mbrojnë dhe mbajnë trupin tonë të ri dhe të shëndetshëm.
Drithërat- Drithërat integrale janë perfekte për reduktimin e rrezikut kardiovaskular. Ato gjithashtu ndihmojnë në përmirësimin e metabolizmit, duke luftuar shfaqjen e diabetit të tipit 2 dhe obezitetit. Një nga aspektet më të rëndësishme është aftësia e tyre për të na mbrojtur nga shfaqja e disa llojeve të kancerit. Fondi Botëror i Kërkimit të Kancerit ka vënë në dukje se konsumi ditor i 25-30 gram fibra nga drithërat, ofron mbrojtje të konsiderueshme kundër kancerit të zorrës së trashë.
Bishtajoret
Bishtajoret sjellin përfitime të shumta për organizmin tonë ndihmojnë në uljen e kolesterolit ‘të keq’ dhe rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Të pasura me fibra dhe me pak yndyrë, bishtajoret mbrojnë zorrët.
Arra dhe bajame
Mjaftojnë vetëm 8 arra ose rreth 20 bajame për të marrë një dozë të plotë omega-3. Rekomandohet shumë të hani 20-30 gram arra ose bajame çdo ditë.
Vaj ullirit
Vaji ekstra i virgjër i ullirit është një element i domosdoshëm për shëndetin tonë. Është vërtetuar se është lëndë ushqyese më efektive në dietën mesdhetare për parandalimin e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru. Studimet e fundit kanë treguar se vaji i ullirit ekstra i virgjër redukton nivelet e glukozës në gjak pas ngrënies.
Hudhra dhe qepë
Hudhra, falë vetive antibakteriale, rezulton të jetë një aleat i vlefshëm jo vetëm në luftën kundër presionit të lartë të gjakut, por edhe në mbrojtjen kundër kancerit të stomakut dhe zorrës së trashë. Një rol të ngjashëm luan edhe qepa në parandalimin e kancerit të stomakut, si dhe përmban substanca që janë thelbësore për mbrojtjen e zemrës.
Lakra, brokoli dhe lulelakra
Hulumtimi i kryer në Universitetin Wageningen në Holandë ka treguar se konsumimi i rregullt i lakrës, brokolit dhe lulelakrës mund të zvogëlojë incidencën e disa llojeve të kancerit, duke përfshirë fshikëzën, pankreasin, tiroiden, prostatën, gjirin dhe stomakun. Shtimi i këtyre ushqimeve në dietën tonë mund të sjellë përfitime të rëndësishme shëndetësore.
Spec djegës
Nxehtësia e specave djegës është për shkak të kapsaicinës, një substancë që vepron si një vazodilator natyral dhe anti-inflamator.
Çaji jeshil
Çaji jeshil, jo tamam një ushqim tipik i dietës mesdhetare, mund të thuhet se është përjashtimi që vërteton rregullin. Për përfitim maksimal, duhet të konsumohet në mënyrë strikte pa sheqer, në mënyrë që të mund të pihet gjatë gjithë ditës. Ndër substancat e ndryshme që përmban, epigallokatekina jo vetëm që mbron sistemin kardiovaskular, por ka edhe veti antikancerogjene dhe neuroprotektive.
Discussion about this post