Kafja është pija e mëngjesit dhe për këtë mund të bien dakord shumë njerëz në të gjithë botën. Megjithatë për të tjerë konsumi i saj edhe përgjatë ditës nuk është aspak një problem, madje një ritual shumë i preferuar. Konsumi i kësaj pije mund të rritet kur energjia fillon të bjerë, pra gjatë orëve të pasdites.
Por a është i këshillueshëm konsumimi i kafesë pasdite? Si e ndikon ky ritual i shumë njerëzve shëndetin në përditshmëri? Ekspertët kanë një përgjigje të qartë për këtë, kafja pasdite duhet të evitohet.
A e dëmton shëndetin kafja pasdite?
Ju bën më nervoz
Megjithëse një filxhan kafe në mëngjes ju bën më energjike e ndoshta edhe më ne humor, përgjatë ditës mund të ketë efekt të kundërt. Kafeina e tepërt në organizëm ju bën më nervozë, të stresuar për shkak se truri nuk arrin të relaksohet plotësisht në asnjë moment të ditës.m Studime të tjera tregojnë se kafeina e tepërt mund të jetë një shkak se përse shikoni manthke.
Prish ritmet natyrale të trupit
Duke qenë se kafeina stimulon trurin kjo mund të shkaktojë prishje të sistemeve tuaja natyrale të trupit. Pra kur konsumoni një kafe pasdite e keni më të vështirë të flini gjumë e për pasojë të zgjoheni lehtë në mëngjes. Në një studim të vitit 2017 të publikuar në “Sleep Medicine Revieës” tregohet se kafeina prish cilësinë e gjumit duke ju shkaktuar parehati gjatë natës.
A e dëmton shëndetin kafja pasdite?
Do të zgjoheni më shpesh natën
Një nga efektet anësore të lëngjeve të tepërta është edhe urinimi i shpeshtë. Kafeina ka veti diuretike të cilat ju bëjnë të urinoni më shpesh se zakonisht.
Më shumë djersitje
Duke qenë se shkakton ankth, stres dhe nervozitet me shumë mundësi do të përjetoni edhe më shumë djersitje gjatë natës. Të gjithë këto simptoma mund të shfaqen nëse konsumoni kafe pas mesditës.
Uri e tepruar
Një nga problemet e tjera që mund të shkaktojë konsumimi i kafes në orë të vona është uria e tepruar. Disa studime kanë treguar se kafeina ka një efekt ngopës deri në 4 orë ndaj ju mund të mos konsumoni disa vakte nëse pini shumë kafe. Kjo mund të çojë më pas në uri të tepruar gjatë natës apo orëve të vona.
Discussion about this post