Mjekët kanë gjetur ritualin që duhet të bëni çdo mëngjes për të mbajtur organizmin në formën më të mirë përgjatë gjithë ditës.Nga shumë studime të publikuara tashmë, dihet që është mirë që dita juaj të nisë me një gotë ujë, por mjekët këshillojnë që uji i vakët është shumë më i mirë për shëndetin, sesa uji i ftohtë, apo ai me temperaturën e ambientit.
Ja përfitimet nga ky ritual: Ndihmon tretjen, pasi uji i vakët largon toksinat dhe yndyrat e depozituara në trup, duke bërë që sistemi tretës të funksionojë më mirë.
Ndihmon qarkullimin e gjakut, muskujt do të ndihen më të relaksuar dhe ju do të jeni më energjikë. Lehtëson dhimbjet e kokës, barkut dhe dhimbjet e shkaktuara nga menstruacionet.Ndihmon në rënien në peshë, sepse rrit temperaturën e trupit dhe ndihmon metabolizmin. Ngadalëson plakjen e parakohshme duke rritur elasticitetin e lëkurës.
Discussion about this post