Kjo nuk është hera e parë që do të lexoni se sa të rëndësishme janë syzet e diellit. Ato ndihmojnë në mbrojtjen e syve nga rrezet e rrezikshme të diellit dhe pa to rritet rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të syrit si degjenerimi makular, katarakti etj.
Megjithatë, ka disa njerëz që nuk i heqin kurrë syzet e diellit nga fytyra, edhe kur nuk ka rreze dielli. Çfarë mund të ndodhë përmes kësaj praktike? Mos heqja e syzeve të diellit i mban bebëzat tona të zgjeruara për periudha të gjata kohore. Kjo e ekspozon të gjithë sistemin tonë vizual ndaj më pak dritë dhe mund të zvogëlojë aftësinë e retinës sonë për t’u përshtatur shpejt me kushtet e dritës më të ndritshme.
Përveç kësaj, një hulumtim zbuloi se drita është thelbësore për ruajtjen e një ritmi natyral dhe kur sytë nuk marrin dritë të mjaftueshme, kjo mund të shkaktojë lodhje të syve dhe të çojë në përgjumje, sidomos kur jemi duke drejtuar makinën.
Discussion about this post