Irgen Çela ka rrëfyer në “Dancing With The Stars” aksidentin që prindërit e tij kanë bërë më 4 gusht të vitit 2000. Ai tha se në momentin që është kthyer nga udhëtimi që po bënte me ekipin e futbollit, i ati nuk e ka pritur dhe aty ka kuptuar që diçka ka ndodhur.
Irgeni tregoi se është shumë e vështirë të shohësh babin në gjendje të vështirë shëndetësore, e teksa sot ai lëviz me paterica.
“Data katër gusht është njëkohësisht edhe data më e trishtë në jetën time por edhe më e lumtura gjithashtu. Në katër gusht të viti 2000 prindërit e mi kanë bërë aksident automobilistik, ndërsa rreth 15 vite më vonë në 2015 ka lindur djali im. Kur ka ndodhur aksidenti unë nuk kam qenë në makinë, kam qenë në Maqedoni në ekipin e futbollit, por kur u ktheva nuk më priti babai. Menjëherë mendova se diçka ka ndodhur. Ai sot ecën me paterica dhe ishte e dhimbshme ta shihje babin nga një njeri që lëvizte vazhdimisht të kthehej në një person që luftonte me jetën në shtrat.
Do doja të më shoqëronte në vende të caktuara, në “DWTS” do doja të ishte i ulur në publik nuk do ta përballoja dot. Dhe ai besoj nuk do ta kishte të lehtë. Ditën kur do të performoj kërcimin është edhe ditëlindja e babit. Kontemporanja ka të bëjë me luftën e brendshme të jetës sime dhe shumë sfida që i kemi kaluar bashkë. Ba, ky kërcim është për ty, ti je forca ime!”, rrëfeu aktori.
Discussion about this post