Arbër Hajdari do të bëhet baba së shpejti.
Themeluesi i nismës “Fundjava Ndryshe”, zbuloi në emisionin “Më lër të flasë” se festat e fundvitit do ta gjejnë ndryshe, pasi në familjen e tij do të shtohet një pjesëtar i ri.
Arbër Hajdari tha se bashkëshortja e tij, Vlera Devolli, do të lindë së shpejti një vajzë dhe se është shumë i lumtur për faktin që do të bëhet baba.
“Po, do bëhem baba shumë shpejt. Këto festa do të më presin ndryshe. Në momentin që bëhesh prind shumë gjëra ndryshojnë tek njeriu. Sidomos në momentin që sjell në jetë një fëmijë rritet përgjegjësia në mënyrën e të menduarit. Ka nisur që prej dy-tre muajsh të ndryshojë mënyra e të menduarit. Prioritetet deri diku kanë nisur të lëvizin. Zoti mi pranoi lutjet që bëra, doja të bëhesha babi i një vajze, dhe do të bëhem me vajzë,” ka treguar Arbëri.
Discussion about this post