Ngrënia e një akulloreje të frohtë ose pirja e një lëngu të akullt ndonjëherë shkakton dhimbje të forta të dhëmbëve.
Studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se një e treta e të rriturve në këtë botë vuan nga ndjeshmëria e lartë e dhëmbëve.
Lëngjet apo produktet e ftohta nuk janë të vetmit që nxisin dhimbje të tilla kaq të mprehta.
Pijet e ngrohta, ushqimet e embla apo të hidhura, ushqimet acidike, ajri i ftohtë apo goditja e dhëmbit me diçka metalike shkaktojnë dhimbje.
Ndjeshmëria E Dhëmbëve
Dhëmbët bëhen më të ndjeshëm kur shtresa poshtë enamelit (dentina) dhe pjesa e dhëmbit që prek në mish ekspozohen si pasojë e fërkimit të tepërt, kërcitjes së dhëmbëve, ekspozimit ndaj ushqimet acidike ose plakja.
Sipas ekspertëve, dhimbja del në pah kur një rrymë e ftohtë ajri nxit qarkullimin e lëngjeve në kanalet mikroskopike brenda dentinës drejt nervave të pulpës në brendësi të dhëmbit.
Kanalet mikroskopike të dentinës janë më të gjërë dhe më të hapur tek dhëmbët e ndjeshëm.
Ka raste kur aplikimi i substancave zbardhuese shkakton ndjeshmëri afatshkurtër të dhëmbëve.
Çfarë Të Bëni Nëse Vuani Nga Ndjeshmëria E Dhëmbëve
AgroWeb.org rekomandon që hapi i parë në raste të tilla është të konsultoheni menjëherë me një dentist për të përjashtuar probleme më të mëdha me dhëmbët.
Hapat Dhe Terapitë Kundër Dhëmbëve Të Ndjeshëm
Përdorni një furçë dhëmbësh të butë dhe mos përdorni forcë kur lani dhëmbët.
Pastat e dhëmbëve natyrale që përmbajnë sodë buke janë më pak gërryese për dhëmbët në krahasim me pastat zbardhuese.
Dentisti mund t’ju rekomandojë pasta të posaçme dhëmbësh e cila ul ndjeshmërinë.
Një pastë e tillë përdoret dy herë në ditë për katër javë.
Gjatë kësaj periudhe duhet të shmangni konsumin e ushqimeve dhe pijeve me aciditet të lartë që nxisin dhimbjet.
E fundit, por jo nga rëndësia, është që trajtimi i ndjeshmërisë së dhëmbëve duhet të fillojë nga higjena e mirë dentare.
Kjo nënkupton larjen e dhëmbëve dy herë në ditë me pastë dhëmbësh me përmbajtje fluori.
Discussion about this post