Kur flini mirë, jeni më energjikë dhe më të përqendruar në punë. Por gjumi, për fat të keq nuk vjen sa hap e mbyll sytë dhe në shumicën e rasteve kërkon punë. Një nga mënyrat më të mira për të garantuar një gjumë cilësor është që t’i përkushtoheni shqisës së aromës.Ekspertët e terapive aromatike thonë se rruga drejt gjumit të mirë nis nga hunda, pra nga nuhatja. Sipas tyre, disa aroma të caktuara përmirësojnë cilësinë e gjumit të shumë grupmoshave dhe të dy gjinive.
Një studim i fundit tregoi se studentët që nuhasnin vaj lavandoje gjatë një provimi ishin më pak të stresuar. Një studim tjetër zbuloi se lavanda zgjat fazën e dytë shumë të rëndësishëm të gjumit tek femrat dhe se njerëzit që kanë fjetur mirë falë lavandës zgjohen më energjikë.
Ekspertët thonë se gjithmonë është koha e duhur që të mbushni ambientet tuaja me aromë të mirë. Në vend që të merrni ilaçe gjumi, kërkoni aroma qetësuese.
Vaji esencial i lavandos
Të dhënat e fundit zbulojnë se vaji i livandos ndihmon kundër pagjumësisë, dhimbjeve të lindjes, dhimbjeve të kokës pas pirjes së tepruar të alkoolit, bllokimeve të sinozitit dhe depresionit. Livando është përdorur tradicionalisht prej shekujsh, pikërisht për shkak të këtyre efekteve qetësuese. Shembujt e mëposhtëm janë marrë nga gjetjet e studimeve klinike mbi terapinë me lavandë.
Terapia e aromave me lavandë (me ose pa masazh) ul perceptimin e dhimbjes. Njerëzit që janë në kontakt me vajin esencial të livandos për të paktën tri minuta, ndihen më të qetë.
Ndërkohë që nivelet e ankthit ulen, humori dhe vëmendja përmirësohet ndjeshëm.Një studim tjetër zbuloi se spërkatja e zyrave me vaj esencial lavandoje përmirëson humorin e njerëzve që punojnë së bashku dhe ul stresin. Studimi u krye në disa zyra dhe zbuloi se 85% e pjesëmarrëve pranonin ndikimin përmirësues të vajit të livandos në ambientin e punës.
Discussion about this post