Victoria Beckham foli për një operacion plastik që ka bërë dhe për të cilin është penduar.
Stilistja e famshme e modës së fundmi u shfaq në kopertinën e numrit të dhjetorit të Allure, ku foli për vlerën e përqafimit të bukurisë së brendshme dhe natyrore.
Beckham, e cila ka katër fëmijë me bashkëshortin David, kujtoi herën e parë kur vajza e saj 12-vjeçare shprehu një pasiguri të sajën.
“Harper tha: “Kam një boshllëk në dhëmbët e mi, mami. Dhe unë e kam këtë hapësirë të vogël këtu,” tha ish-anëtarja e Spice Girl.
“Unë i thashë asaj: “Ky është boshllëku jot me fat.”
Ajo deklaroi se ishte penduar që kishte kryer ndërhyrje në gjoks.
“Të jem e sinqertë, do të doja të mos kisha pasur kurrë implantet.”
49-vjeçarja i hoqi implantet në vitin 2014 dhe që atëherë ka shprehur pendimin e saj.
Discussion about this post