Qumështi është një nga produktet më të konsumueshme të bulmetit dhe ofron shumë përfitime për shëndetin.
Ai mund të përdoret edhe për flokun, sidomos për drejtimin e tij.
Vlerat Që Ofron Qumështi Për Shëndetin e Flokëve
Qumështi është shumë i pasur me proteina mirëbërëse për flokun.
Ekspertët e AgroWeb.org thonë se një regjim ushqimor i mangët në proteina ka një ndikim të fortë në hollimin e flokut dhe mosrritjen e tij.
Proteinat tek qumështi e bëjnë flokun më të dendur dhe i japin atij shkëlqim natyral.
Ato ushqejnë rrënjët e flokut, zbusin majat dhe nxisin rritjen e tij.
Si Të Drejtoni Flokët Me Qumësht
Për drejtimin e flokëve me këtë produkt që nuk mungon asnjëherë në shtëpi ju nevojiten:
- Një e treta e një shishe qumështi,
- Shishe spërkatëse,
- Krëhër
Përgatitja:
Ekspertët e AgroWeb.org thonë se çdo lloj qumështi ofron rezultate të mira në drejtimin e flokut.
Qumështi duhet të jetë kremoz dhe me yndyrë që të çlirojë potencialin e flokëve tuaja.
Sipas tyre, qumështi më i mirë për flokë të drejtë është ai i arrës së kokosit.
Për përdorimin e kësaj maske, flokët tuaj duhet të jenë të lagur dhe të krehur.
Mbusheni shishen spërkatëse me qumësht dhe spërkateni flokun në të gjithë gjatësinë e tij, përfshirë rrënjët dhe majat.
Masazhojeni flokun ngadalë për t’i dhënë kohë atij që të përthithë qumështin dhe proteinat.
Përpiquni ta mbani maskën sa më gjatë, pra bëni punët e shtëpisë, lexoni një libër, shihni një film ose çdo gjë tjetër që bëni në ditën tuaj të pushimit.
Pasi qumështi të jetë përthithur nga floku, lajeni me shampo dhe përdorni zbutësin.
Lëreni flokun të thahet natyralisht.
Nëse keni flokë me onde do të vëreni se ato do të drejtohen si me magji.
Floku kaçurrel do të jetë më i bindur, më i butë dhe më i manovrueshëm.
Kujdes
Ekspertët e AgroWeb.org thonë se nëse jeni të ndjeshëm ndaj laktozës, atëherë mos e përdorni këtë maskë flokësh. /AgroWeb.org
Discussion about this post