Aktori i “Parasite” Lee Sun-kyun ka ndërruar jetë. Lajmin e konfirmoi menaxheri i aktorit dhe policia e Koresë së Jugut për ABC News.
“Nuk ka asnjë mënyrë për të përmbajtur pikëllimin dhe dëshpërimin,” thuhet në një deklaratë nga kompania administruese.
Ekipi i kërkoi publikut që “të përmbahet nga përhapja e fakteve të rreme, bazuar në spekulime dhe raporte dashakeqe, në mënyrë që udhëtimi i fundit i aktorit të mos jetë i padrejtë”.
Orët e fundit aktori po hetohej për përdorim të drogërave të paligjshme.
Lee u gjet i pajetë në makinë dhe pista e parë e hetimit është vetëvrasja.
Funerali do të jetë i qetë për familjen dhe kolegët, sipas kompanisë administruese.
“Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për udhëtimin e fundit të të ndjerit”, përfundon deklarata.
Lee ishte një nga yjet e fituesit të çmimit Oscar për filmin më të mirë të regjisorit/shkrimtarit Bong Joon Ho në 2020-ën.
Discussion about this post