2023 ishte viti që clutch dhe clutching u rikthyen, por që duket se ky model do të qëndrojë krenare në krye të listës së trendeve edhe për vitin 2024. Clutch pati një përfaqësim dinjitoz në pasarelat e modës të vjeshtë/dimër 2023, ku modelet ishin dizenjuar nga shtëpitë e famshme të modës të atilla që të mbanin lirshëm sendet personale.
Ndonëse kur themi ‘clutch’ të gjithë mund të mendojmë një çantë të vogël që më shumë ngjan si portofil, dhe që është aspak praktike, por edhe për vitin 2024 krijuesit e stilit janë kujdesur që aksesori të jetë një shoqërues tejet praktik, jo më vetëm për mbrëmjet elegante, por edhe për aktivitetet e përditshme.
Filozofia e ‘clutch-ëve’ kësaj here është duke pasur parasysh stilin e jetesës në lëvizje: ato janë të lehta për t’u marrë me nxitim dhe mjaft të bollshme për të mbajtur të gjitha personalet tuaja.
Discussion about this post