Disa tendenca duhet të qëndrojnë aty ku janë në vitin 2023. Në vitin 2024, është koha t’i lëmë këto gjashtë pjata, sipas Time.
Peshku i konservuar
Rritja e çmimeve të ushqimeve i ktheu konsumatorët drejt produkteve kryesore buxhetore dhe befas sardelet e konservuara, salmoni, skumbri u bënë superushqime në TikTok. Por ky trend do të zhduket në 2024.
Receta ChatGPT
ChatGPT mund të bëjë shumë gjëra, por nuk mund të gatuajë. Mjafton vetëm pesë minuta për të kuptuar se kapaciteti i tij krijues është i kufizuar kur bëhet fjalë për artet e kuzhinës.
Kafe me vaj ulliri
Kafeja me vaj ulliri bëri debutimin e saj në vitin 2023, kur Starbucks publikoi “Oleato” fillimisht në Itali, më pas në SHBA, por produkti nuk pati një feedback të mirë.
Ëmbëlsirat me gjizë
Ideja për të bërë ëmbëlsira me përbërës me kalori të ulëta dhe proteina nuk është asgjë e re, por prej vitesh, këto lloj recetash janë krijuar për të imituar shijen, dhe nuk kanë patur rezultat pozitiv.
Havjar gjithçka
Havjar dikur ishte një përvojë luksi. Tani, është një snack i lehtë, të paktën sipas krijuesve në Instagram dhe TikTok .
Bagels të grira
Heqja e pjesës së butë nga Bagels, u bë një praktikë ushqimore në 2023, pas një videoje virale, por kjo pritet të ndryshojë në 2024, pasi ka shumë produkte të tjera me kalori të ulëta që mund ta zëvendësojnë.
Discussion about this post