Në vitin 2024, kirurgët plastikë parashikojnë një ndryshim kulturor drejt bukurisë natyrore, duke theksuar kujdesin qelizor dhe jetën e shëndetshme, ndërsa janë kundër procedurave të tepërta estetike. Ata bëjnë thirrje për një estetikë të vërtetë dhe më të përmbajtur.
Ashtu siç ka tendenca të caktuara në botën e modës (megjithëse ato hynë në një fazë stanjacioni gjatë pandemisë), ka tendenca mjaft ambicioze në shumë sektorë; në dizajnin e brendshëm, peizazhin, dekorin, madje edhe në ushqim. Dhe sigurisht, edhe në bukuri.
Imagjinoni ndryshimet që kanë përjetuar gratë në 15-20 vitet e fundit. Së bashku me furinë e modeleve anoreksike në vitet ’90 dhe 2000, vajzat e reja përballeshin me çrregullime të ndryshme të të ushqyerit për të qëndruar jashtëzakonisht të dobëta.
Më vonë, u shfaq një tendencë me një trup të shëndetshëm dhe me forma nga një mënyrë jetese më e shëndetshme, me yoga, sporte dhe pilates, së bashku me një mënyrë të re të të ushqyerit. Dietat vegane dhe pa gluten fituan popullaritet dhe produktet e qumështit u lanë mënjanë.
Më pas, të lindurit në vitet ’90 filluan t’i kushtonin më pak rëndësi pamjes së tyre fizike. Edhe një formë trupore proporcionale nuk konsiderohej më e nevojshme. Ijet dhe vithet e mëdha, gjoksi i madh, thonjtë jashtëzakonisht të gjatë dhe zgjatimet e flokëve, papritmas u bënë trend.
Dhe sigurisht, me këtë trend, operacionet për zmadhimin e gjoksit dhe procedurat e zmadhimit të ijeve filluan të diskutohen shpesh. Një grup personazhesh të njohur si Kim Kardashian dhe familja e saj u bënë simbole të këtij imazhi dhe një brez punoi për t’u ngjarë atyre. Me rritjen e mbushjes së buzëve dhe fytyrës, gratë në mbarë botën shpenzuan miliona dollarë për të arritur një pamje që ishte larg pamjes natyrale.
Megjithatë, një epokë e re ka filluar dhe të gjitha këto tendenca janë lënë pas, sepse natyraliteti është përsëri në rritje. Disa aplikime estetike po konsiderohen të vjetra tashmë dhe gjithmonë e pak po regjistrohen operacione që shkojnë përtej pamjes natyrale.
Viti 2024 i dedikohet tërësisht pamjes natyrale.
Po, e keni lexuar saktë. Viti 2024 do të jetë viti kur të gjitha aplikimet dhe operacionet e ndryshme estetike të përmendura më lart, do të marrin fund. Tani është viti i përmirësimit të lëkurës sonë, për të pasur një pamje më të shëndetshme dhe për të ruajtur bukurinë natyrore.
Kirurgia plastike Dilek Avsar, në një intervistë të pak javëve më parë për “Daily Sabah”, parashikoi se i gjithë trendi estetik do të ndryshojë: “Covid-19, i cili ka prekur jetën tonë prej dy vitesh, ka ndikuar edhe në këndvështrimin tonë për estetikën. Çështje të tilla si qetësia, realizmi, sporti dhe ushqimi i shëndetshëm kanë dalë në plan të parë”. Ajo thekson rikthimin tek thelbi dhe thjeshtësia.
Çfarë do të thotë kjo?
Tani, gjoksi i madh, implantet e silikonit, protezat e vitheve dhe buzët e ekzagjeruara të Mickey Mouse kanë humbur popullaritetin e tyre: “Kemi ndjekur konceptin e bukurisë natyrore pa ekzagjerim. Ishte një kohë kur të pasmet e Kim Kardashian ishin të njohura dhe njerëzit injektonin yndyrë sipër protezave. Silikoni 500 cc është futur në gjoks. Hundët u ngritën më shumë. Duhej që procedurat estetike të ishin evidente. Qëllimi ishte që të tjerët të vinin re se ishte bërë punë estetike…. Tani, ai imazh virtual nuk ekziston më. Sot, ka dhënë një pamje natyrale dhe realiste”.
Çfarë na pret në vitin 2024?
“Të ruajmë atë që kemi. Të përdorim mirë atë që kemi. Më pas, ne hyjmë në një epokë më të thjeshtë, ku çdo shtesë e shikojmë si një “Plus”.
Ne do të qëndrojmë larg ekzagjerimit dhe qasja jonë ndaj estetikës do të jetë modeste. Do të shmangim kryerjen e procedurave të shumta në fytyrë dhe në trup. Nëse është e nevojshme, do të zgjedhim një sasi të mjaftueshme aplikimi pa kompromentuar natyralitetin. Viti 2024 është viti i pastrimit dhe veçanërisht i kujdesit qelizor. Ky do të jetë trendi kryesor i këtij viti.
“Qëllimi kryesor është të hamë mirë, të pimë ujë, të ushtrohemi dhe të ruajmë mirëqenien tonë psikologjike. Koncepti i moshës po zhduket. Njerëzit tani mendojnë, ‘Unë do të jem në moshë të mesme pas 65-ave. Prandaj, duhet të kujdesem mirë për veten tani.’ Ky vit ka të bëjë me ekzaminimin e asaj që kanë nevojë qelizat. Përmirësimi i cilësisë së lëkurës do të jetë qëllimi ynë kryesor. “Nëse ka nevojë pas përmirësimit të cilësisë së lëkurës, atëherë do të shqyrtojmë ndërhyrjet estetike”,- shton Avsar.
Discussion about this post