Gjalpi është një nga nënproduktet e qumështit më të përdorura
Ai përmban vitamina A, E, K, D dhe selenium, një mineral i rëndësishëm dhe antioksidant i fuqishëm.
Pavarësisht këtyre vlerave ai konsiderohet i dëmshëm për shkak të niveleve të larta të kolesterolit.
Gjalpi përmban 49 % yndyrna të ngopura, por nuk përmban yndyrna të rafinuara.
Këto yndyrna janë të pranishme edhe tek margarinat e llojeve të ndryshme dhe janë shumë më të dëmshme.
Disa studime faktojnë se për shkak të sasisë së yndyrnave të rafinuara që përmban margarina, mjafton një molekulë e vetme që ajo të konsiderohet si një material plastik.
Përmbajtja e këtyre yndyrnave e bën margarinën të zonjën të bllokojë shumë shpejt arteriet dhe të shkaktojë atak në zemër.
Prandaj edhe njerëzit kanë qenë më të kujdesshëm kur bie fjala për përdorimin e margarinës.
Por debati rreth përdorimit të margarinës apo gjalpit është komplikuar më tepër.
Çfarë zbuloi studimi i fundit rreth këtij debati?
Sipas një studimi të fundit nga Public Health Nutrition, versionet e reja të margarinës mund të jenë një zgjedhje më e shëndetëshme krahasuar me gjalpin.
Në vitin 2015, FDA deklaroi zyrtarisht se vajrat pjesërisht të hidrogjenizuara, nuk mund të konsiderohen më si të sigurt.
Për shkak të kësaj deklarate, këto yndyrna u ndaluan të futeshin në disa shtete.
Këtu filloni të ndryshojë edhe këndvështrimi për margarinën.
Para se të ndalohej, ishte pothuajse e garantuar që margarina përmbante këto vajra të dëmshëm.
Por pas ndalimit, recetat e përgatitjes së saj filluan të ndryshojnë.
Versionet e tanishme të margarinës u ekzaminuan për të përcaktuar nëse ato paraqesin ndonjë rrezik ose se cilat mund të jenë përfitimet nga konsumi i saj.
Studiuesit arritën në përfundimin se margarina në fakt arrinë të plotësojë kushtet e cakuara të sigurisë.
Ajo është e shëndetshme sesa gjalpi i zakonshëm për sa i përket kolesterolit.
Këto gjetje janë befasuese dhe mund të ndikojnë në mënyrën se si margarina ose gjalpi mund të perceptohen në të ardhmen.
Por është e rëndësishme të mbani mend se edhe pse margarina është bërë një zgjedhje më e shëndetshme se gjalpi për shëndetin e zemrës, ajo duhet të konsumohet me moderim.
Kjo sepse margarina përmban pak yndyrna të ngopura dhe ka në përmbajtje një sasi të lartë kalorish në raport të sasisë që konsumoni./AgroWeb.org
Discussion about this post