Kungulli vjen nga një familje bimësh që përmban lloje të ndryshme kungujsh.
Shpesh ata klasifikohen në dy grupe kryesore: kunguj dimëror dhe verorë.
Shumica e llojeve të kungujve janë me ngjyra të ndezura njëlloj si frutat, por kanë shije të ngjashme me perimet.
Në këtë artikull AgroWeb.org ju njeh me faktin nëse kungulli është një frut apo një perime.
Shkencërisht kungulli është një frut!
Frutat përmbajnë fara dhe zhvillohen nga lulet e një bime. Nga ana tjetër, perimet janë rrënjët, kërcelli ose gjethet e një bime.
Meqenëse kungulli përmban fara dhe zhvillohet nga pjesa e bimës që prodhon lule, ai nga ana shkencore është një frut.
Megjithatë jo të gjithë pajtohen me këtë përkufizim!
Kungulli nuk është e vetmja bimë që ngatërrohet për një perime.
Fruta të tjera të quajtura shpesh perime janë domatet, patëllxhanët, avokadot dhe kastravecat!
Shumica e njerëzve e mendojnë kungullin si një perime sepse zakonisht ai përgatitet si i tillë.
Kungulli ka kryesisht një aromë prej dheu dhe zakonisht nuk hahet i pagatuar siç hahen frutat, megjithatë kungull i njomë dhe kungulli i verdhë i verës mund të hahen edhe të pagatuar.
Si ta shtoni atë në dietën tuaj?
Kungulli mund të konsumohet në shumë mënyra.
E gjithë bima e kungujve është e ngrënshme, duke përfshirë mishin, lëkurën, gjethet, lulet dhe farat.
Ju mund të gjeni kunguj gjatë gjithë vitit nëpër ushqimore dhe tregjet e fermerëve.
Kungujt e dimrit, janë të bollshëm nga fillimi i vjeshtës deri në fund të pranverës.
Ata kanë lëkurë të gjelbër, të verdhë ose portokalli dhe tul me ngjyrë të ndezur në nuanca të ndryshme të së verdhës dhe portokallisë.
Kungujt e verës, gjenden zakonisht nga qershori deri në shtator. Këto varietete kanë lëkurë të verdhë ose jeshile dhe tul të bardhë.
Kungujt e dimrit shpesh piqen ose zihen në avull.
Ju gjithashtu mund të shtoni kungull dimëror të zier në sallatë ose supë dhe farat e tyre t’i piqni me vaj dhe kripë për një vakt të shpejtë.
Ndërsa kungujt e verës zakonisht shoqërohen me ushqime të pjekura në skarë ose t’i skuqni vetë ato me pak vaj ulliri dhe hudhër.
Kungujt e dimrit janë zakonisht të pasur me fibra, vitaminë A dhe kalium, ndërsa kungujt e verës janë të pasur me vitamina B dhe vitaminë C.
Të gjitha llojet e kungujve janë shumë ushqyes dhe mund të jenë një shtesë e shëndetshme në regjimin tuaj ushqimor.
Për të përfunduar, të gjitha llojet e kungujve janë fruta, pasi ato përmbajnë fara dhe zhvillohen nga pjesa që prodhon lule tek një bimë.
Discussion about this post