Ky Big Brother duket se ka nisur pa filluar ende spektakli dhe dinamikat janë edhe jashtë. Që nga zhurma për prezantimin, opinionistët, të ashtuquajturat kunja nga portalet mes Luanës, Arbanës edhe pse të pavërtetuara e deri tek statuset e postuara sot.
Pas një mesazhi të gjatë për puntatën e sotme nga Sara Hoxha, ku uronte Ledionin, stafin, përmendte shikueshmërinë e vitit të kaluar, por askund Arbanën, një mesazh me shumë mesazhe brenda e bëri edhe kjo e fundit.
Arbana duket se s`la pa përmendur askënd nga bashkëpunëtorët. E nisi si gjithmonë me Tanin për të cilin shkruan (ai që besoi tek unë) për ta vijuar me Sarën, Lorin dhe në fund edhe Ledionin, të cilin e konsideron mikun e saj, por të vjetër tashmë.
“E në fund faleminderit juve, ndjekësve të mi, për të gjithë vlerësimin dhe dashamiresinë karshi meje. Ju lexoj dhe ju shoh gjithmonë”, e përmbyll Arbana si për të kujtuar se ajo i lexon të gjitha komentet e atyre që e duan në Big, po produksioni?
Discussion about this post