Modelja e njohur Oriola Marashi ka bërë një paraqitje të guximshme në rrjetet sociale përmes një seti fotografik për markën prestigjioze “Guess”, ku shfaqet në mënyrën më eksplicite duke lënë pak vend për imagjinatën.
Ajo ka vendosur të pozojë pa asnjë veshje në pjesën e sipërme, ndërsa zingjirët e trashë, janë të vetmet elemente që mbulojnë trupin e saj.
Marashi, e cila njihet për stilin e saj të guximshëm dhe paraqitjet që nuk ikin pa u vënë re, kësaj radhe ka çuar konceptin e “të guximshmes” në një nivel tjetër.
Duke qenë mjaft selektive me zgjedhjen e aksesorëve, Oriola ka kombinuar pamjen e saj me vathë të mëdhenj që bien në sy dhe një numër zingjirësh të trashë që përveç se janë estetikë në vetvete, mbulojnë gjoksin me një stil të veçantë që i shtojnë asaj një prekje artistike dhe të guximshme njëkohësisht.
Pjesa tjetër e veshjes mban një palë xhinse klasike blu, si dhe dorëza boksi në ngjyrë rozë që japin një kontrast interesant me të bardhën e atleteve sportive.
Flokët e kapura në mënyrë të thjeshtë dhe elegante shtojnë një prekje të sofistikuar në pamjen e përgjithshme, duke e bërë Oriola të duket si një ikonë moderne e modës dhe stilit.
Kjo paraqitje e Oriola Marashit pa dyshim që do të kujtohet për shumë kohë, jo vetëm për guximin dhe ndryshimin në skenën e modës shqiptare, por edhe për përzgjedhjen e saj për të paraqitur trupin si një formë arti.
Discussion about this post