Gazetarja Jonida Mukaj, mikesha më e afërt e Ledjonës, ka treguar variantin e saj sesi qëndron e vërteta e komentit aspak të lehtë të ish-bashkëshortit të banores së ‘Big Brother VIP’.
Ajo tha se marrëdhënia midis tyre ka përfunduar para më shumë se 10 vitesh dhe se gjërat që ai ka shkruar janë të pavërteta. Sipas mikes së ngushtë të gazetares, nuk është Ledjona ajo që ka ndaluar vajzën të takojë babain e saj, veprim që pretendohet nga ky i fundit.
“Ky është i ati i vajzës së Ledionës. Kjo është një histori dhe marrëdhënie e përfunduar më shumë se 10 vite më parë, sot vajza është 12 vjeçe. Jam e shqetësuar nga statusi, nga e gjithë arroganca dhe e pavërteta që ka shkruar personi aty. Nuk është asgjë e vërtetë. Familjarët e Ledionës kanë kontaktuar dje. Familjarët e zotërisë që ka komentuar gëzojnë shumë respekt për Ledjonën.
Vajza ikën tek familja e ish-bashkëshortit të Ledionës sa herë që kanë festë e gëzim. Fakti që ai zotëri ka krijuar një jetë tjetër, e pengon ndoshta për t’iu afruar së bijës.”, tha Jonida Mukaj.
Discussion about this post