A e dini se çfarë duhet të bëni që të përfitoni plotësisht vlerat e spinaqit?
Jo të gjithë e dinë se çfarë e bën spinaqin të çlirojë të gjitha vetitë e tij më të mira për organizmin.
Duhet të theksohet se spinaqi është i pasura me karotenoide, që paraprijnë formimin e vitaminës A, substanca që janë të mira për sidomos për sytë dhe lëkurën.
Në mënyrë që të përthithet maksimalisht, spinaqi ka nevojë të gatuhet pak duke shtuar dhe yndyrë të dobishme.
Për këtë, është më mirë të përgatitni spinaqin, për shembull duke e skuqur lehtazi në një tigan me pak vaj ulliri ekstra të virgjër dhe lëng limoni. Kjo gjë do ta bëjë më të lehtë për të absorbuar hekurin me të cilin është i pasur.
Këshillat më të mira për spinaqin
Pse ngjyra e spinaqit duhet sa më e errët? Ngjyra e errët jeshile e gjetheve të spinaqit tregon se ato përmbajnë nivele të larta të klorofilit që mirëmban shëndetin e mirë.
Këto lëndë ushqyese kanë aftësi anti inflamatore dhe janë veçanërisht të rëndësishme për një shikim të mirë.
Si ta zgjidhni dhe ta ruani spinaqin
Spinaqi i freskët duhet të jetë i freskët në pamje dhe jo i ndenjur. AgroWeb.org ju këshillon ta ruani në një qese plastike. Nuk duhet ngjeshur shumë dhe sigurohuni ta futni në frigorifer ku mund ta mbani deri në 4-5 ditë.
Mos e lani spinaqin para se ta ruani, pasi uji do të përshpejtojë prishjen. Por para konsumit, këshillohet që të lahet mirë pasi gjethet mbartin dhe papastërti. Shtoni pak sodë buke në larjen e gjetheve dhe do të garantoni pastërtinë.
Spinaqi përmban një sasi të madhe oksalati, e cila është substanca bazë nga ku priren të formohen gurët në veshka. Njerëzit që kanë probleme me oksalatin dhe kanë gurë në veshka duhet ta evitojnë konsumin e spinaqit./AgroWeb.org
Discussion about this post