Provoni një nga këto metoda të sygjeruara nga terapistët dhe shihni gjendjen tuaj shpirtërore të përmirësohet shumë shpejt.
Lehtësoni ngarkesën tuaj mendore
“Kaloni pesë minuta duke menduar se çfarë mund të hiqni nga truri juaj sot, apo edhe këtë javë.” tha Neha Chaudhary, një psikiatre në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts dhe Shkollën Mjekësore të Harvardit. “Sa më shumë që mund të lehtësoni ngarkesën tuaj mendore, aq më shumë liri do të ndjeni dhe mendimet që ju stresojnë do të largohen.
Provoni një ushtrim të frymëmarrjes
Frymëmarrja e thellë është një zakon i thjeshtë që ndihmon në kultivimin e ndërgjegjes, e njohur gjithashtu si praktika e të qenit i pranishëm. Vetëdija mund të ndihmojë në qetësimin e mendjes tuaj të ngarkuar, përmirësimin e humorit tuaj dhe zvogëlimin e çdo tensioni që mund të përjetoni.
Dëgjoni këngën tuaj të preferuar
Nëse ka më shumë se një këngë që ju bën të ndiheni mirë, krijoni një listë dëgjimi me të gjithë këngët tuaja të preferuara. Teksa dëgjoni muzikën tuaj të preferuar mund të kërceni. Lëvizja do të lëshojë endorfina, të cilat rrisin lumturinë.
Filloni një ditar
Rrëfeni ekperiencat tuaja të mira ose të këqija në një ditar. Kjo praktikë do t’ju ndihmojë të relaksoheni dhe të rrisni vetëdijen tuaj.
Shkoni për një shëtitje
Aktiviteti fizik mund të bëjë mrekulli për shëndetin tuaj mendor. Edhe pse mund të mos keni kohë për një rutinë të tërë stërvitore, mund të bëni një shëtitje në pesë minuta ose më pak.
Një shëtitje e shkurtër mund të ndihmojë në rivendosjen e mendjes tuaj.
Bëni një listë “mirënjohjeje”
Nëse mendimet negative po ju rëndojnë, merrni pak kohë për t’u përqëndruar në atë për të cilën jeni mirënjohës. Kjo mund të ndihet qetësuese pasi ndihmon të ndiheni të lumtur dhe rrit vlerësimin për veten.
Praktikoni vetë-dhembshurinë
Mos jini shumë të ashpër me veten. Mos lejoni që zëri juaj i brendshëm t’ju kritikojë dhe gjykojë. Praktikoni vetë-dhembshurinë dhe jini të butë me veten./tiranapost
Discussion about this post