Ish-futbollisti i Kombëtares, Klodian Duro, është përjashtuar nga gara e Big Brother VIP, pasi në shtëpi ka deklaruar se ka rrahur gruan, ndërsa ka kërcënuar dhe banorët duke thënë të tregojnë kujdes, pasi nëse pi disa gota raki, mund të bëhet i dhunshëm.
“Klodian Duro skualifikohet nga “Big Brother VIP”.
Shkak është bërë një deklaratë pas Prime-t, që është cilësuar e papranueshme”, thuhet në faqen zyrtare të Big Brother.
Në shtëpi mbërriti një zarf i zi dhe banorët kanë filluar të aludojnë për arsyet e largimit të Klodit.
Discussion about this post