Trendet e momentit janë nga më të parashikueshmet dhe të tilla janë edhe pizhamet e satenit.
Kombinimi i tyre me çantat, takat apo aksesorët e duhur mund ta transformojë totalisht pamjen tuaj. Nëse preferoni një stil më të thjeshtë, ka shumë mënyra për ta veshur një set pizhamesh sateni për në përditshmëri pa bërë kompromis me komoditetin tuaj.
Ato mund të mos jenë gjithmonë funksionale, por çantat e vogla janë gjithmonë të bukura. Shtoni një palë taka të larta dhe do të keni një pamje tjetër, jo të përgjumur.
2. Me një pallto me ngjyra
Ka diçka simpatike dhe të frymëzuar nga vintage në vendosjen e një palltoje në stilin e mantelit mbi PJ-të e printuara. Nuancat e gjalla të ngjyrës së kuqe flakë janë gjithmonë një opsion i spikatur mbi një palë pizhame sateni me printe.
3. Me çizme kauboj
Nëse ju pëlqen një look i guximshëm, kombinoni një set pizhamash sateni me printe me çizme kauboj. Ne iu rekomandojmë ngjyra të gjalla, plus një çantë me rruaza për të siguruar që kombinimi të jetë i qëllimshëm dhe ëndërrimtar, jo fëminor.
Discussion about this post