Nëse do të pyesnit një parukier/e se kur është koha më e mirë për të lyer flokët, shumë prej tyre do të thoshin në dimër. Kjo jo vetëm sepse moti i ftohtë është një periudhë ideale ku “shpërthejnë” idetë e reja në lidhje me ndryshimet e flokëve, por edhe për faktin se faktorët e jashtëm si dielli apo uji i kripur (dominues gjatë verës dhe sezonit të plazhit) nuk mund të ndikojnë te ngjyra e flokëve.
Nëse po mendoni për një ndryshim në look-un tuaj, mos i humbni këto tendenca:
E kuqja dimërore: Nëse ju pëlqen ideja e ngjyrës së kuqe, por nuk doni që të jetë shumë e theksuar, kjo nuancë është fantastike. Nuanca e kuqërremtë në vjollcë të lehtë është një gjetje për të gjitha gocat që duan ndryshim!
Bionde me efekt luleshtrydhe: Yjet si Adele dhe Sydney Sëeeney janë prova për një nga ngjyrat më të mira të flokëve në dimër për biondet. Nuanca karakterizohet nga një bionde e lehtë me efektin e të kuqes së butë.
Brune me shkëlqim: Çokollata është shoqja më e mirë e gocave këtë sezon, ndaj nuanca e brunes së theksuar dhe me shkëlqim do të jetë goxha kontrast në ditët e ftohta të dimrit.
Kakao e nxehtë: Për gocat që duan një nuancë bionde të artë, por që “ngroh” kaq shumë temperaturat e ulta të këtij janari, kjo është ngjyra që ju duhet. Me pak fjalë, një bazë me errët me fije të biondes së theksuar.
Nuancë gështenjë në bakër: Duhet punuar shumë me tonet e tokës këtë sezon. Ndaj, një ngjyrë gështenjë që anon drejt bakrit të theksuar është kaq mahnitëse për çdo grua që kërkon ndryshimin në këtë periudhë të vitit.
Tonet e arta të çokollatës: Një nuancë brune, por që vjen më shumë si një çokollatë plot shkëlqim është ngjyra IN që duhet të dominojë gjatë dimrit. Hailey Bieber, Kaia Gerber dhe Beyoncé janë prova për këtë.
Discussion about this post