Nëse pini cigare, me siguri jeni të vetëdijshëm për ndikimet që mund të ketë cigarja te zemra, mushkëritë dhe te truri.
Duhani nuk krijon probleme vetëm brenda, por gjithashtu dëmton edhe pamjen e jashtme. Fytyrat e njerëzve që pinë cigare, kanë përgjithësisht disa tipare dalluese. I gjeni ato më poshtë:
Qeskat poshtë syve
Një njeri i cili pi cigare ka gjasa të ketë qeska poshtë syve kurdoherë të dukshme, jo vetëm pas një nate të lodhshme. Gjithashtu, ka 4 herë më tepër gjasa sesa një jo-duhanpirës për të mos bërë një gjumë të qetë.
Rrudha të parakohshme
Siç edhe pohoi Dr. Shehu, pirja e cigareve përshpejton plakjen duke kontribuar në krijimin e rrudhave. Sa më tepër cigare të pish gjatë një dite dhe sa më gjatë të kesh qenë një duhanpirës, aq më tepër rrudha krijohen. Megjithatë ndonjëherë, shenjat e plakjes së parakohshme janë të vështira për t’u dalluar derisa është tepër vonë.
Zverdhje e lëkurës
Cigaret jo vetëm shkaktojnë zverdhje të dhëmbëve, por ndikojnë edhe tek lëkura e gishtërinjve dhe tek thonjtë. Mund të keni dëgjuar për t’i future gishtërinjtë në ujë me limon që të largohet nuanca e verdhë, por ndonëse kjo mund të funksionojë për momentin, nuk ka efekt për një kohë më të gjatë.
Lëkura e humbet shkëlqimin
Me pak kujdes, lëkura natyralisht fiton një lloj shkëlqimi, i cili tregon se lëkura është e shëndetshme. Por, jo nëse pimë cigare. Lëkura e duhanpirësve merr ngjyrë gri për shkak se tymi i cigares përmban monoksid karboni, i cili nuk lejon oksigjenimin e duhur të lëkurës.
Discussion about this post