Në promon e “Më lër të flas” që do të rikthehet në 24 mars me sezonin e ri në Top Channel, u vu re mungesa e Donaldit. Në promon e prezantuar shihej vetëm Romeo i cili pranonte se do ishte moderatori i vetëm.
Menjëherë nisën edhe thashethemet se Donaldin do e shihnim në “Big Brother VIP 2”.
Shkak u bë edhe një postim i Sara Hoxhës që pyeste Donaldin nëse do futej në shtëpinë e tij të preferuar.
Mirëpo duket se kjo ka qenë vetëm një “lojë” nga dy vëllezërit pasi sot kanë publikuar prapaskenat ku shihet dhe Donaldi i ulur te regjia.
Ai i heq zërin Romeos i cili në fund i thotë të vëllait: Më lër të flas!about:blank
“S’të lë njeri rehat ta shijosh suksesin vetëm. S’ta do njeri të mirën sot”, ka shkruar Romeo krahas videos.
Discussion about this post