Aktorja dhe infuencerja Eliona Pitarka ka rrëfyer për herë të parë vështirësitë e mëdha që kishte në hapat e parë për t’u bërë pjesë e ekranit.
Ndërsa ishte e ftuar në emisionin “S’e luan Topi”, ajo tha se për të shkuar në punë duhet të merrte dy autobusë dhe në disa raste nuk kishte para as t’i paguante.
“Duke qenë se më ndjekin jo vetëm nëna por edhe vajza të reja në rrjete sociale të tregoj që jo çdo gjë vjen me një kërcitje gishtash, duhet ta kuptojnë se duhet të punojnë fort për të arritur gjërat. Kur kam nisur unë isha në provë në programin në të cilin punoja, dëshira ime shumë e madhe për të marrë pjesë, isha në provë pa pagesë. Më është dashur të shkoj dy muaj në provë.
Nuk kisha të ardhura, ishte sakrificë të merrja dy autobusë, ka pasur raste që një stacion e paguaja, tjetrin e bëja në këmbë se nuk kisha para për biletën e dytë, se e kisha goxha larg dhe ndërroja dy autobusë për të shkuar deri aty, por këtë nuk e thoja për asnjë moment atje që shiko se…, në asnjë moment, thjesht doja që të fokusohesha që t’i bindja ata që unë vleja, sepse më dukeshin vogëlsira, pavarësisht se ishin sakrifica, kishte raste që shkoja në këmbë.
Ndërsa bëja rolet e vajzës provokuese, edhe jam gjykuar nga publiku duke thënë se hë se ajo i ka gjërat lehtë, dilja nga puna dhe merrja dy autobusë për të shkuar në shtëpi. Jam paragjykuar, duke thënë që pas kësaj mund të shihet një partner i cili i mundëson çdo gjë që e mban me para dhe askush nuk e dinte këtë që sapo thashë. Është hera e parë që unë po e them këtë gjë”, tha Eliona.
Discussion about this post