Ajo është një nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar dhe njihet për karakterin e saj të drejtpërdrejtë.
Është fjala për Rudina Dembacajn, e cila është mjaft aktive edhe në rrjetet e saj sociale.
Së fundmi, ajo ka bërë në bashkëbisedim virtual me ndjekësit, të cilët e kanë ngacmuar paksa në lidhje me “Big Brother VIP 3”.
Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë futur dy nga miqtë e saj, Julian Deda dhe Olsi Bylyku.
E dikush e ka pyetur shkurt: “Juli apo Olsi?”.
Ndërkohë Rudina me përgjigjen e saj nuk është se ka zbuluar se kë ka të preferuar në BB VIP, por ka thënë se në shoqëri, i do të dy njësoj.
Discussion about this post