Hithra është një bimë e egër që përdoret rregullisht në Shqipëri. Lëngu i hithrës, ndoshta nuk futet në listën e zgjedhjeve të preferuara të çajrave për shumë konsumatorë.
Megjithatë ky lëng është i shijshëm e plot vlera, sepse arrin të ulë dhimbjet, qetësojë alergjitë, përmirësojë sistemin imunitar dhe mbrojë zemrën.
Po ashtu ai përmirëson tretjen, largon inflamacionin dhe shëron problemet me lëkurën.
Hithra është një bimë e egër që përdoret rregullisht në Shqipëri. Hithra gjendet kudo në vendin tonë, ndërsa emri i saj shkencor është Urtica Dioica.
Për mijëra vjet me rradhë, hithra është përdorur gjërësisht, jo vetëm si burim ushqimor dhe fibrash, por edhe për mjekësinë bimore.
Nëse hithra përdoret si burim ushqimor, duhet të dini që ajo është e pasur me proteina njësoj si spinaqi.
Hithra mund të thahet dhe të përdoret për çaj. Lulet e bimës së hithrës përdoren kryesisht për përgatitjen e këtij çaji.
Çaji i hithrës është i fortë dhe ka një efekt të menjëhershëm në organizëm, për shkak të flavonoidëve, karotenoidëve, vitaminave dhe mineraleve.
Hithra është veçanërisht e pasur me kalcium dhe magnez, madje më shumë se barishtet dhe zarzavatet e tjera.
Këta ushqyes merren direkt nëpërmjet çajit të hithrës që është shumë i kërkuar në mbarë botën.
Disa prej vlerave befasuese të hithrës janë të renditura më poshtë.
Vlerat shëndetsore të lëngut të hithrës
Shëndeti i veshkave
Vlerat më premtuese të lëngut të hithrës kanë të bëjnë me veshkat. Ky lëng ka efekt diuretik dhe ndihmon në stimulimin e urinimit të shpeshtë e të shëndetshëm.
Lëngu i hithrës përmirëson edhe shëndetin e prostatës dhe parandalon zhvillimin e gurëve në veshka.
Sistemi imunitar
Flavonoidët dhe karotenoidët që gjenden tek çaji i hithrës, së bashku me sasinë e lartë të vitaminës C, i japin kësaj pijeje efikasitet të plotë në lidhje me fuqizimin e sistemit imunitar.
Shëndeti i zemrës
Shkencëtarët kanë zbuluar një lidhje të drejtpërdrejtë mes konsumit të rregullt të hithrës dhe uljes së tensionit të gjakut.
Përbërësit anti-inflamatorë si dhe kaliumi ndihmojnë në uljen e presionit të arterieve dhe enëve të gjakut. Në këtë mënyrë ata përmirësojnë qarkullimin e tij dhe fluksin e oksigjenit në çdo pjesë të organizmit.
Discussion about this post