Moderatorja e njohur Arbana Osmani është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me fansat foto nga përditshmëria e saj.
Së fundmi ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ndërsa një ndër ta ka shkruar: “Si përballohet humbja e mamit në moshë të re?”
Kjo pyetje e ka bërë për të qarë moderatoren, e cila ka zbuluar se shumë vite më parë edhe nëna e saj vuante nga kanceri dhe ishte në rrezik për jetën, teksa tha se ajo kishte shumë frikë se kjo sëmundje mund ti rikthehej.
“Më bëre të qaj. Nuk e di, besoj nuk ka diferencë mosha, një humbje e tillë është gjithmonë e dhimbshme kurdo që vjen. Nëna ime ka qenë në shumë rrezik për jetën kur ne kemi qenë shumë të vegjël dhe për shumë vite me radhë unë kam jetuar me frikën se kanceri mund të rishfaqej një ditë dhe mund ta humbisja papritur. E të betohem vetëm mendimi më lëndonte aq shumë.”– ka shkruar Arbana ndër të tjera.
Discussion about this post