Mbrëmjen e ‘Prime-t’ në ‘BBV3’, Ilnisa pati mundësinë të fliste me vajzën e saj, të cilën prej 3 javësh nuk ka patur mundësinë as ta shikojë dhe as ti dëgjojë zërin.
Ajo çfarë u përfol ditën tjetër kudo në rrjet ishte një pjesëz në momentin që Ilnisa foli me të bijën, ku kësaj e fundit po i thuhej prej dikujt që të qante.
Një reagim i menjëhershëm ka ardhur dhe prej familjarëve të Ilnisës të cilët janë menaxhues të rrjeteve të saja sociale dhe shkruajnë:
‘Është keqardhje që niveli i spekulimit dhe konspiracionit ndaj një loje, arrin në atë pikë sa vë në dyshim emocionin e një fëmije 10-vjeçar, lotët e saj, zërin që meket në një komunikim me mamanë e saj, që askush nuk është në gjendje të përfytyrojë sesa shumë i mungon.’
Discussion about this post