Domatja është një antibiotik natyral, në gjendje të neutralizoje disa infeksione bakteriale. Sipas një pune kërkimore të Cornell Universita në SHBA, rezulton se lufton salmonelën në mënyre mjaft efikase.
Studiuesit kanë eksperimentuar në laborator, ku kulturave të salmonelës i kanë hedhur lëng të fresket domateje, dhe brenda 24 orëve patogjeni është anuluar plotësisht. Kështu kanë studjuar më hollësisht duke ekzaminuar gjenomën e domates, dhe ka rezultuar se janë katër peptide antimikrobike të mundshme, që janë në gjendje të çajnë membranën e bakterit që rrethon dhe mbron patogjenin.
Ka funksionuar edhe me tifon, gjithashtu edhe me një tjetër tip infeksioni të së njëjtës familje, që është mikrob intokiskues vdekjeprurës. Në të gjitha rastet domatja ka goditur me rezultate të shkëlqyera duke anulluar infeksionet.
Ekspertët shprehen se studimet do vijojnë, por natyrisht vënë theksin tek vlerat antioksiduese dhe benefiteve që ka kjo perime për organizmin e njeriut. Domatja, veçanërisht në regjimin ushqimor mesdhetar është mjaft e përdorur, por konsumi i saj ka një arsye më tepër për tu rritur, pikërisht për vlerat natyrale që ka.
Discussion about this post