Reperi i njohur Stresi ka rrëfyer se ka pasur lidhje dashurie me dy prej vajzave që ndodhen në shtëpinë e Big Brother Vip.
Por reperi nuk ka zbuluar emrat e dy personazheve të njohura, me të cilat ka qenë në një marrëdhënie.
“Ke patur ndonjëherë marrëdhënie me ndonjë nga gocat që është brenda në Big Brother?”, u pyet ai teksa ishte i ftuar në Top Albania Radio.
“Që janë aktualisht në BBV3? Po me dy. ç’rëndësi ka. Nejse”, u përgjigj Stresi, duke mos treguar më shumë detaje.
Reperi ka komentuar edhe deklaratën e tij për modelen Sara Gjordeni, për të cilën reagoi ashpër në rrjetet sociale pasi kjo e fundit zbuloi se kishte lënë një marrëdhënie pezull jashtë shtëpisë, ndërkohë që po “bashkëjeton” me ish të dashurin, Endrikun dhe partnerin aktual, Bardhin.
“Le një super djalë jashtë që e priste dhe me besim e lejoi të futej në Big Brother dhe pastaj flet në oborr me Erjolën që i mban kryqin që i ka dhuru dhe shpreson që ai të fitoi sot në ‘boks’..puthet dhe e kërkon llogari Bardhecit thu se ka tre vite me të, çdo gjë vetëm e vetëm për famë dhe për të vazhduar të rri në Big Brother”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Por në intervistë, Stresi është shprehur se Sarën e shikon si një nga finalistet e BBV dhe se është lojtare e fortë.
Reperi shtoi se “Sara është shumë aktive aty, e ka marrë shumë përsipër atë barrë dhe nuk do t’ia dijë fare”.
Ai theksoi se e njeh modelen prej vitesh, por theksoi se nuk është mirë që bën këtë lojë për famë.
“Sarën e njoh prej vitesh, unë kam dhënë mendimin tim. Aty është një lojë dhe ne vetë si publik futemi në një lojë të tillë. Duke parë se çfarë ka deklaruar ajo dhe si ka dalë aty dhe si po dalin gjërat dhashë mendimin tim që për famë nuk ka bërë mirë që ka bërë këtë lojë sepse fundja fundit famë është dhe do dalësh nga aty ndoshta jo fituese dhe fituese dhe asgjë nuk ngel më beso.
unë nuk i njoh asnjë lidhje vajzës jashtë. Unë nuk gjykoj jetën e askujt. Duke parë që ka lënë një gjë peng jashtë dhe hyn brenda dhe flet po ashtu prapë me ex-in që dhe ai hyn brenda, ndërkohë ka edhe dikë tjetër që është dashuruar aty dhe mban një kryq të atij që do ndeshej para pak ditësh.
Është lojtare e fortë, mos e nënvlerësoni Sarën. Fundja fundit është lojë. Mirëpo çdokush ka mendimin e tij dhe jetën e tij. Unë dhashë mendimin tim dhe kaq. Nuk e shoh aspak të arsyeshme që ta bësh këtë për famë. Unë jam publik në këtë rast që e gjykoj kështu.
Unë e shoh në finale. Ajo është shumë aktive aty, e ka marrë shumë përsipër atë barrë dhe nuk do t’ia dijë fare sepse ajo nuk e di çfarë po ndodh jashtë”, tha Stresi.
Discussion about this post