Dea Vieri u eliminua nga Big Brother VIP të martën dhe publikoi një video në TikTok ku i përgjigjej pyetjes së një ndjekësi që replikoi duke thënë: “Jo ti nuk dole, ty të nxorrën”. Dea habiti me përgjigjen e saj duke u shprehur se në fakt ishte Ori Nebijaj ajo që e nxorri nga programi pasi nuk pranoi të krijonte një lidhje sa për show me Fation Kuqarin.
Përgjigjen Dea(dhe publiku) e ka marrë vetëm pak më vonë nga Ori, e cila ka bërë një intervistë virtuale me fansat në Instagram.
“Po Dea ça pati sa doli filloi duke ju sulmuar, ty të parën që doje ta lidhje me Fationin”, ishte pyetja ndërsa Ori u përgjigj: “Asgjë more keqkuptime Big-u! Dea është zemër!”
Discussion about this post