Të gjitha këto shenja apo ndjesi në lëkurë, ndonjëherë nuk kalojnë pa trajtime mjekësore apo produkte hidratuese
Mjekët thotë se ndikim nuk ka vetëm moti i ftohtë dhe temperaturat e ulëta, por edhe ushqimet e pijet që konsumoni.
“Moti i ftohtë jashtë dhe nxehtësia në ambiente të mbyllura mund të heqin lagështinë nga lëkura juaj, duke çuar në dehidratim,” thotë dermatologia Whitney Bowe.
Nëse keni lëkurë të thatë për shkak të gjenetikës ose problemeve të ndryshme shëndetësore, kjo mund ta bëj më të ndjeshme lëkurën ndaj dehidratimit në dimër.
Por, vëmendje! Jo vetëm temperaturat, por edhe ushqimet dhe pijet e ndryshme kanë ndikim në këtë gjendje.
Pijet si kafeja, çaji, pijet me gaz dhe ato energjike në përgjithësi kanë kafeinë. Por, nëse konsumoni kafeinë vonë në mesnatë, kjo mund të ndikojë në cilësinë e gjumit tuaj, gjë që çon edhe në dehidratim të lëkurës.
Alkooli është diuretik që ju bën të humbisni ujë duke urinuar. Sasitë e tepërta mund të kontribuojnë në dehidratimin e përgjithshëm, duke përfshirë edhe lëkurën. Alkooli njëherësh zbraz edhe antioksidantët natyralë, duke e bërë lëkurën më të ndjeshme ndaj faktorëve të tillë si pluhuri apo rrezet e diellit.
Konsumimi i tepërt i kripës bën që trupi të tërheqë ujin nga qelizat dhe të çojë në dehidratim. Sasitë e larta të natriumit gjenden shpesh në ushqimet e ngrira, ato të konservuarat, sandviçët, salcat etj. Të qenit i vetëdijshëm për sasinë e kripës që hani çdo ditë mund të ndihmojë në tonin dhe elasticitetin e lëkurës tuaj.
Nëse konsumoni sasi të madhe sheqeri të shtuar, ju kështu dëmtonin procesin e krijimit dhe ruajtjes së kolagjenit në trup. Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, gratë duhet të konsumojnë jo më shumë se gjashtë lugë çaji sheqer në ditë dhe burrat jo më shumë se nëntë lugë çaji. Zëvendësojeni sheqerin me fruta dhe shumë ujë.
Ushqimet e skuqura në vaj ndikojnë negativisht në lëkurën tonë, sepse ato shkaktojnë inflamacion, i cili ka lidhje edhe me dehidratimin. Kjo e fundit çon gjithashtu në skuqje dhe kruajtje.
Discussion about this post