Teksa Ledjona u bë pjesë e formatit të “BBV3”, Mikela Pupa, ish-konkurrente e “Për’puthen” ka zënë vendin e saj të punës tek emisioni “Piranjat”, prej të cilit dhe emri i Ledjonës u bë shumë i dëgjuar.
Mirëpo siç duket, kur Ledjona të dalë prej shtëpisë më të ndjekur nuk do ta gjejë më punën e saj si gazetare tek “Piranjat”.
Lidhur me këtë, personi që i menaxhon instagramin Ledjonës ka bërë një reagim ‘thumbues’ , duke shprehur se gjërat do të sqarohen kur Ledjona të dalë jashtë.
Sakaq Mikela nuk ka nguruar pa i kthyer përgjigje, duke shprehur se as nuk ka ndërmend t’ia lirojë kur të dalë.
Discussion about this post