Një histori që mbush me shpresë të gjithë prindërit, për zhvillimin e fëmijëve të tyre, pavarësisht se çfarë veçantie kanë, rrëfeu mësuesi Marios Mazaris, në funksion të sezonit të ri shkollor që nis për më pak se dy javë.
Historia e një djali të vogël me paralizë cerebrale që mësoi të shkruante në klasën e parë , si të gjithë shokët e klasës, edhe pse specialistët që e kishin ndjekur në të shkuarën nuk e prisnin ka emocionuar publikun.
Sepse siç komentoi mësuesi në postimin e tij, “të mësuarit është kryesisht çështje përqafimi dhe jo inteligjence, praktike apo historie” .
Historia:
Para disa vitesh, në klasën e parë , kisha një djalë me paralizë cerebrale. Një djalë i mrekullueshëm dhe i bukur. Mamaja e tij, jashtëzakonisht e stresuar, më thoshte vazhdimisht se ishte e shqetësuar se çfarë mund të mësonte në shkollë. Që në ditën e parë që u njoha me të ëmën, qëllimi ynë ishte i përbashkët. Dhe ajo bëri gjithçka për ta ndihmuar atë . Okupoterapia dhe logopedja, në shkollën fillore ka qenë përkrahje paralele. Megjithatë, djali pati fatin e keq të ishte në një seksion të madh me 25 fëmijë. I thashë vetes, nëse ky vit shkon mirë, nuk kam më frikë nga asgjë. Dhe unë isha me fat. Të gjithë fëmijët e donin këtë djalë.
Diku nga muaji shkurt na vizitoi ELEPAP (Shoqata Helenike për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Personave me Aftësi të Kufizuara) e cila monitoron ecurinë e fëmijëve me aftësi të veçanta, si ky djalë. Kështu që ata më kërkuan leje për të ardhur dhe për të parë djalin tonë . Në një moment, një zonjë nga grupi më thotë: A mund t’i hedh një sy fletoreve të tij ? E pyes djalin dhe pasi më thotë po, e çoj ta shoh. Në atë kohë, nuk do ta harroj, ajo filloi të qajë . Nuk e besoj, vazhdonte të thoshte. Nuk e prisnim kurrë që ai të mësonte të shkruante ! Shkronjat e tij ishin të mrekullueshme.”/Abcnews.al
Discussion about this post