“The Orphan” është padyshim një nga filmat më të frikshëm që mund të keni parë dhe më shumë se një dekadë më vonë, ka edhe një film pasardhës të quajtur “Orphan: Fist Kill”.
Publikuar në vitin 20019, filmi “Jetimja” flet për Esther, një vajzë jetime 9 vjeç e adoptuar nga një çift i dashuruar. Esther rezulton të jetë një vrasëse 33-vjeçare me një çrregullim të rrallë hormonal që pengon rritjen e saj fizike.
Megjithatë, pjesë më e frikshme është fakti se personazhi i Esther bazohet në historinë e vërtetë të Barbora Skrlová, gjithashtu 33-vjeçare, e cila u shfaq si një djalë 13-vjeçar në Norvegji në një përpjekje për t’iu shmangur akuzave për abuzimin e fëmijëve.
Historia e Skrlová fillon në vitin 2007, kur një burrë u transferua në një shtëpi të re në Republikën Çeke dhe vendosi një monitor për foshnjat në mënyrë që të mund të vëzhgonte djalin e tij ndërsa ai flinte.
Një ditë, monitori i foshnjës nuk funksionoi, pajisja mori imazhe nga një kamera në një shtëpi tjetër dhe ai u shqetësua kur pa tre gra që torturonin dy djem të rinj.
Burri telefonoi policinë, e cila trokiti në derën e motrave Klara dhe Katerina Maureova. Policia hyri në papafingo dhe gjeti brenda dy djemtë, në një kafaz hekuri. Njëri ishte i pavetëdijshëm, tjetri në shok dhe të dy kishin plagë të tmerrshme.
Brenda në papafingo, oficerët gjetën edhe një vajzë 12-vjeçare të quajtur Anika, e cila tha se ishte vajza e birësuar e Klarës. Megjithatë, pasi e la Anikën të dilte nga shtëpia, policia shpejt vuri re se ajo ishte zhdukur plotësisht.
Rezultoi se Anika ishte në fakt 33-vjeçarja Barbora Skrlová, e cila kishte takuar Klarën dhe Katerinën në universitet dhe i kishte bindur motrat që ta linin të shkonte në shtëpinë e tyre.
Vlen të theksohet se si Klara ashtu edhe Katerina vuanin nga probleme të shëndetit mendor dhe kishin lidhje të forta fetare, gjë nga e cila thuhet se Barbora ka përfituar.
Barbora arriti të bindë Klarën dhe Katerinën që t’i bashkohen një kulti të quajtur Grail Movement, i cili u themelua nga i vetëshpalluri “Messiah”, Oskar Ernst Bernhardt dhe kishte tendenca të dhunshme.
Në mënyrë tronditëse, nën ndikimin e Barborës dhe kultit, Klara dhe Katerina përfunduan duke torturuar djemtë e vegjël të Klarës – Ondrej, 8 vjeç dhe Jakub, 10 vjeç – duke i nënshtruar ata me kamxhik, tentativë për mbytje dhe abuzim seksual.
Në gjyqin e Klarës dhe Katerinës në vitin 2008, gjykata dëgjoi gjithashtu se gratë e kishin qëruar pjesërisht lëkurën e Ondrej dhe ia kishin ngrënë mishin.
Duke u paraqitur si Anita për të mashtruar policinë që ta linte të dilte nga shtëpia, Barbora iku në Norvegji në një përpjekje për t’iu shmangur akuzave për abuzimin e fëmijëve dhe atje filloi te shtirej si një djalë 13-vjeçar i quajtur Adam.
Një çift norvegjez adoptoi Barborën, duke besuar se ajo ishte një fëmijë i pastrehë, dhe për gati një vit ajo mashtroi policinë, punonjësit e kujdesit për fëmijët dhe mësuesit në Norvegji. Madje filloi të shkonte në një shkollë në Oslo.
Autoritetet e shkollës shpejt filluan të vërenin sjelljen e çuditshme të “Adam”. Përfundimisht, ajo u kap nga policia në qytetin arktik të Tromsoe. U dënua me 5 vjet pas hekurave.
Discussion about this post