Zhaklin Lekatarin e gjejmë aty ku pyesim për edukimin dhe po, po flasim për atë edukimin me shumë rëndësi, edukimin seksual. Në një rrëfim në podkastin “PodClass” me Alketa Vejsiun, Zhaklin ka folur për jetën e saj, por sigurisht ka ndarë dhe disa këshilla pikante.
Në një pyetje nga ndjekësit për Zhaklin, ajo u përgjigj shkurt, qartë dhe shqip.
Shumë fantazi nuk ia shpreh dot partnerit, më duket sikur do të më paragjykojë.
Çelësi i suksesit në një marrëdhënie edhe seksuale, është komunikimi. Me vështirësi, por komunikoni.
Impotenca e partnerit, problem i imi apo i tij?
Problem i tij. Pasojat janë dhe të tuat se ti je në partneritet me të. Duhet ta ndihmosh, ta suportosh deri kur ky problem s’të dëmton ty.
A mund të dallohet tradhtia e partnerit përmes dëshirës së ulët seksuale dhe interesit të vogël që ka ndaj meje?
Jo, nuk mund të dallohet. Janë skema mendore, paragjykime që i dëgjojmë diku dhe i veshim, i bëjmë tonat. Komunikoni me partnerët tuaj, mos bëni skema mendore në kokën tuaj, sepse kjo iu largon nga partneri.
A është xhelozia dashuri?
Xhelozia është këmbanë alarmi që tregon mungesë të jashtëzakonshme vetëbesimi dhe kush ndihet xheloz duhet ta kthejë gishtin nga vetja dhe të zbulojë çfarë ka që nuk shkon me veten e tyre. Absolutisht xhelozia nuk është simbol i dashurisë.
Dirty talk në çift apo romantic talk?
Dirty.
Çfarë mund të zbulojmë nga puthja?
Puthja është fantastike. Përmes puthjes marrim informacionin gjenetik të tjetrit. Kuptojmë dëshirat e tij, traumat e tij, problematikat e tij, ADN-në e tij.
Discussion about this post