Pas më shumë se një muaj, lidhjes së dashurisë Triksa-Donald, duket se i ka ardhur fundi. Në spektaklin e mbrëmshëm të “Big Brother Vip”, çifti pësoi një kolpo. Fillimisht, Triksa u shpreh se ndjente se Donaldi ishte larguar dhe e kishte mendjen ende tek e shkuara. Më pas ajo u shokua nga deklaratat që Donaldi kishte bërë me Egzonën. Pas spektaklit të dy janë sqaruar dhe duket se i kanë dhënë fund mes tyre.
Gjatë sqarimit të gjatë që kanë pasur mes tyre, Donaldi është shprehur se në këtë pikë të lojës është më mirë që secili prej tyre ta vazhojë rrugëtimin i vetëm.
“E kam shumë të vështirë që të flas me ty, as nesër as pasnesër, as deri sa të mbaroj ky format”, i tha Donaldi Triksës, e cila shihej e prekur nga diskutimi.
‘Po e kthej nga të gjitha anët, mendoj se ti duhet të jesh vetëm’, thotë ai në një tjetër moment, duke vijuar me akuzat ‘më mirë të ta them atë që mendoj, në shumë raste ti je fëmijë’.
“Nuk jam unë as robot, as klloun ja q*ifsha ropt, kam dhe unë mendjen time”, vazhdoi Donaldi.
“Nuk po ta kërkoj këtë gjë, asgjë s’po të kërkoj tha më tej”, Triksa.
Edhe gjatë prime-it Donaldi u ankua duke thënë se nuk e paguante Triksa që të qëndronte gjatë gjithë kohës me të. Deklarata e tij u kundërshtua fort edhe nga Arjola.
Ky moment i lojës, ku Donaldi po bën gjithçka për të fituar çmimin e madh, duket se e bën të pamundur vazhdimin e lidhjes.
Mirëpo fansat janë konfuzuar tepër, pasi pas debatit të tyre nisën shikimet me flirtime dhe Triksa nuk hezitoi ta puthte duke treguar se nuk do që romanca të përfundojë.
Para se të vinte puthja, Donaldi dukej se i kërkonte ndarjen duke i thënë se duhet të mos shkatërronin njëri-tjetrin nëse nuk arrijnë të kuptohen. Ai i kujtonte faktin që Beatrix donte të dilte me DJ Dagz, gjë që nuk e bëri të ndihej mirë dhe i kujtoi sinjalet që i ka dhënë familja për historinë që ka lindur brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Donald: Nuk ke pse shkatërron veten as unë as ti nëse mërzitemi.
Beatrix: Unë po të them jam gati të flasim, të kuptohemi.
Donald: Të duket normale që të dalësh me Dagzin, po unë këtu?
Beatrix: Po nuk je ulur të më kuptosh. Nuk do e përballoja dot. Është shumë i ndjeshëm.
Donald: Të duhet mami apo tezja të të thojë jepi pak frymë këtij djali. Nga njerëzit e tu nuk i merr sinjalet?
Donald: Të më dëgjosh. Janë gjëra që nuk ti them dot, kam strese pafund në kokën time se kam përgjegjësi jashtë. Unë uf puf bëj sepse kam ngarkesë dhe jam njeri overthinking. Më kupton apo jo? Ti s’më kupton o shpirt dhe ky është problem.
Discussion about this post