Policia ka arrestuar brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’, Liam Osmani i cili iu bashkua spektaklit mbrëmjen e të shtunës në 2 mars.
Gjykata e Tiranës ka dënuar Osmanin në 2022-in me 2 vjet e 6 muaj burg nën akuzën e veprës penale të mashtrimit.
44 vjeçari akuzohet se në 2019-ën, ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit 17 bileta turistike për në Gjermani, pa kryer pagesën përkatëse.
Njoftimi i Policisë: Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother Albania Vip 3. Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.
Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse
Discussion about this post