“Kur djali im ishte foshnjë dhe ende zvarritej, pas kohës sonë të lojës në dhomën e tij, unë shtrihesha në dysheme për disa minuta, duke mos bërë absolutisht asgjë, thjesht shikoja në tavan. Nuk e kuptova, por që atëherë kisha filluar të praktikoja një teknikë mjaft efektive të joga-s.”
Ky është rrëfimi i një gruaje e cila zbulon të gjitha vetitë e dobishme të këtij ushtrimi mjaft të thjeshtë.
Ekspertët e joga-s e quajnë “Poza e kufomës”. Edhe pse emri nuk është i këndshëm, ushtrimi i jep mundësi trupit të relaksojë të gjithë muskujt, e sidomos qetëson trurin.
Mjafton të shtrihesh në shpinë, idealja mbi një dyshek ose qilim të butë, me krahët e shtrirë dhe këmbët e relaksuara anash. Duhet të mbyllësh sytë dhe të fokusohesh tek trupi juaj e frymëmmarrja.
Gjatë kësaj praktike, edhe nëse zgjat vetëm disa minuta, rrahjet e zemrës dhe nivelet e hormoneve të stresit ulen. Përveç kësaj, na lejon ta shohim botën në një këndvështrim tjetër.
Në rrëfimin e saj, mamaja e një djali të vogël thotë se “e pa botën në nivelin e syve të vogëlushit të saj, i cili ulet herë pas here në dysheme.”
Është qëndrimi i vetëm i jogës, të cilin mund ta provojmë pa udhëzimin e një eksperti. Megjithatë, instruktorja e joga-s Whitney Berget sugjeron:
Nëse po relaksoheni duke parë ekranin e telefonit tuaj, bëjeni, por unë do të rekomandoja ta lini mënjanë dhe të bëni një pushim. Në rast se keni ndjeshmëri në pjesën e poshtme të shpinës, mund të vendosni edhe një jastëk ose një batanije të palosur poshtë gjunjëve. Më pas, skanoni trupin duke e vëzhguar, relaksoni zonat që ndihen të shtrënguara!/tvklan.al
Discussion about this post