Nga Lira Gjika
Adoleshenti, që nuk njeh autoritetin e fjalës, nuk mund të realizohet si i rritur. Ai edhe pse mund të maturohet si moshë, psikoemocionalisht mbetet një njeri, që nuk di të mendojë. Ai reagon sipas situatave emocionale.
I vetmi autoritet, që njeh, është ai i dhunës së më të fortit. Ai nuk e njeh ndjesinë dhe konceptin e të barabartit. Ai di ose të dhunojnë ose të nënshtrohen. Sfera psikoemocionale nuk arrin të kompletojë ciklin “instikt ndjesi mendim”, për pasojë nuk arrijnë të realizojnë rezonancën emocionale, që i mundëson njeriut të menduarin para se të veprojë dhe ti zgjidhë gjërat apo konfliktet nëpërmjet fjalës.
Për fat të keq adoleshentët që vijnë nga mjedise të dhunshme e kanë shumë të vështirë të realizojnë këtë proces. Pasi nuk njohin autoritetin e fjalës dhe kanë një fjalor të varfër. Pikërisht fjalori i varfër shton paaftësinë e të menduarit sepse çdo njeri mendon në bazë të fjalëve që përdor.
Discussion about this post