Meghan Markle është duke u përgatitur për të xhiruar një seri të re në Netflix, teksa mediat theksojnë se dukesha po tenton të bëhet Martha Stewart e ardhshme.
Page Six ka konfirmuar se xhirimet e show-t do nisin shpejt dhe do jenë të lidhura ngushtë me brand-in e ri që ajo po hap që quhet “American Riviera Orchard”.
Daily Mail ka konfirmuar se kjo markë do e vendosë Meghan para publikut duke prodhuar dhe shitur produkte si reçeli dhe në një pikë do ketë një libër për to, por ashtu edhe një blog.
Nuk dihet ende sa do zgjerohet tematika e këtij seriali, por në media thuhet se do të japë këshilla për jetën nga kuzhina.
Markle e publikoi lajmin për krijimin e brand-it në rrjete sociale, duke postuar nje promo pa shumë detaje. Thuhet se dukesha ka më shumë se një vit që punon për këtë projekt dhe është shumë e emocionaur për të.
Pavarësisht lajmeve që qarkullojnë, nuk ka ende një konfirmim prej saj për serialin në Netflix as për përmbajtjen e tij.
Discussion about this post